E mitura nga Gjakova pre e ngacmimit seksual për dy vite, arrestohet 43-vjeçari i dyshuar
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Për këtë fenomen shqetësues këtë muaj ka pasur reagimeve të shumta, pas disa ngjarjeve që tronditën vendin.
Kjo situatë e njëjtë siç duket po vazhdon, pasi një rast i tillë, i ngacmimit seksual ndodhie dhe dje, në rrugën “Mic Sokoli” në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Prokuroria tashmë ka nisur hetimet pasi denoncimit të një 15-vjeçareje, e cila bashkë me një familjar ka raportuar në Polici se si është ngacmuar seksualisht nga një burrë gjatë ditës së djeshme. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në orët e pasdites, kur i dyshuari e ka përcjellë vajzën nga mbrapa dhe e ka ngacmuar seksualisht.
Por ajo që ka zbuluar vajza para hetuesve policorë është edhe më shqetësuese. Në dëshminë e saj të dhënë në stacion policor thuhet se G.P., (emër i njohur për redaksinë) e ngacmon të miturën në mënyrë sistematike që dy vite me radhë.
Denoncimi i të miturës bëri që Prokurori i Shtetit të urdhërojë arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, i cili është intervistuar para hetuesve policorë, me ç’rast është përballur e dyshimet e ngritura kundër tij.
Sinjali mëson se pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.