E mitura ikën nga 34-vjeçari, babai iu pajtua me “martesë” (VIDEO)
Fillimisht me 15 korrik ishte raportuar si e zhdukur.
Ndrsa të shtunën e 6 gushtit, një 15 vjeçe nga Gjilani, pasi u kthye tek babai, shkoi në polici ku deklaroi se për tri javë ka bashkëjetuar me një person 34 vjeçar në Bujanoc.
Policia e prokuroria shkaku i rastit me të mitur, nuk dhanë detaje për rastin të hënën.
Por sipas Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, që për rastin u njoftuan nga hetuesit policor, babai i të miturës një javë pas zhdukjes së saj, mori vesh e dha pëlqim për miqësi.
Këta edhe më parë u morën me fëmijën që kishte sjellje asociale dhe e cila të dielën u ankua se personi me të cilin bashkëjetoi e trajtoi keq.
Vetë prindi, konfirmoi se vizitoi në Bujanoc dhe u sqarua me burrin me të cilin jetonte vajza që ishte e fejuar paraprakisht në Kosovë.
Ai mohon se e bija ka shenja dhune, teksa QPS-ja paralajmëroi masa ligjore për të, përfshirë edhe marrja e të drejtës prindërore nëse vërtetohet se ajo është keqpërdorur.