E mbushi makinën me derivate në Veda Petroll dhe iku pa paguar faturën
Një incident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në pikën e derivateve Veda Petrol në fshatin Kolovicë të Prishtinës, ku një qytetar ka furnizuar automjetin me karburant dhe më pas është larguar pa paguar faturën.
Rasti është shënuar më 07 qershor 2025, rreth orës 21:30, kur një veturë e tipit Opel Corsa, me ngjyrë të gjelbër dhe targa 01-548-QP, ka ndaluar në pompë, është furnizuar me derivate dhe menjëherë pas kësaj është larguar nga vendi i ngjarjes pa e kryer pagesën.
Policia është njoftuar menjëherë nga punëtorët e pikës së derivateve, sipas burimeve nga Veda Petrol, ndërsa atyre u është thënë se vetura dhe është shpallur në kërkim policor, me kërkesë që në rast të identifikimit apo hasjes së saj, të ndalet menjëherë dhe të njoftohet policia.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e shërbimeve” dhe është proceduar për hetime të mëtejme.