E mbështeste VV-në, tani njohësi i godet ashpër: Eksponentë të VV-së të mërzitur nga numri i madh i protestuesve

Analisti Bleron Baraliu ka reaguar pas protestës së djshme në Prishtinë, e cila u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Baraliu ka kritikuar eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët thotë se janë treguar të mërzitur nga pjesëmarrja masive e qytetarëve, pavarësisht bojkotit të thirrur nga partia në pushtet.

“Po i shoh disa eksponentë të VV-së të mërzitur e brengosur shumë nga numri i lartë i protestuesve sot në Prishtinë… që injoruan bojkotin e tyre. E kanë të qartë se populli po vetëdijësohet, ‘deleizmi’ po përfundon tmerrësisht shpejtë, dhe votat e tyre po rrëshqasin nga qendra si vaji në tepsi,” ka shkruar Baraliu.

Ai ka paralajmëruar se pasojat për qeverinë do të ndihen edhe më shumë pas vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, të cilin e ka quajtur “goditje”.

Lexo edhe:  Organizon përleshje mes qenit dhe maces për klikime – procedohet 32-vjeçari shqiptar