E la veturën në parkingun e një marketi në Fushë-Kosovë, kur u kthye nuk e gjeti aty

Një person ka raportuar në polici se dikush ia ka marrë veturën nga parkingu i një marketi në Fushë-Kosovë, të premten rreth orës 23.

Sipas policisë, ankuesi shtoi se veturën e kishte lënë të hapur dhe kur u kthye nuk e gjeti.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se veturën e tij me targa vendore e ka lënë të hapur në parking të një marketi dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Nesër ditë zie në Kosovë, në solidarizim me viktimat në Turqi