E konfirmon Policia, plagoset me armë zjarri një person te “Kafet e Vogla” – të dyshuarit në arrati

Prishtina sonte nuk po gjen qetësi. Pas të shtënave me armë zjarri përballë qendrës tregtare “Albi Mall” në Veternik për të cilin rast Gazeta Sinjali po raporton në vazhdimësi, të shtëna të tjera me armë zjarri janë dëgjuar tek vendi i njohur “Kafet e Vogla”.

Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Kështu ka thënë për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një  person  është plagosur.

I njejti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, tha Borovci.

Lexo edhe:  “Zgjate Zot”, Kiara plot puthje Luizit