E konfirmon Policia: Një i vdekur në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sot

Një person ka humbur jetën sot pas një aksidenti të ndodhur mes një veture dhe një kamioni në Bresje.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion”.

“Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, deklaroi Krasniqi.

Lexo edhe:  Në ditën e parë të 2024’ës, rrahje me sëpata e thika në Gllogoc