“E kisha ëndërruar kështu”, Kumbulla i lumtur pas golit të parë në La Liga: Emocion që do ta kujtoj..

Mund të thuhet me plot gojë se kalimi te skuadra e Espanyol ishte lëvizja e duhur në karrierën e tij.

Marash Kumbulla ka regjistruar suksesin e radhës në elitën e futbollit spanjoll, me “Bardheblutë” e tij, që kanë mundur të fitojnë me rezultatin e ngushtë 2-1, në sfidën ndaj skuadrës së Mallorca të vlefshme për javën e nëntë të La Liga.

Përveç se regjistroi fitoren e dytë me skuadrën e tij të re, Kumbulla arriti të gjejë edhe golin e parë me fanellën e spanjollëve.

“E kisha ëndërruar kështu, gol me këto ngjyra përballë publikut tonë. Një emocion që do të mbaj me vete përgjithmonë”- ka shkruar mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Lexo edhe:  Kunatat që erdhën nga kurbeti rrihen me ato në Kosovë