E harroi gjuhën shqipe, por shqiptari nga Stambolli “shpërthen” në lot kur flet për Kosovën
Muhamed Nishli, ish-kryetar i Shoqatës së Kosovarëve në Stamboll, e ka të freskët kohën e emigrimit nga Kosova në Turqi.
Në një rrëfim për gazetarin e Nacionales, Mirlind Behluli, Nishli tregon se është me prejardhje nga Vushtrria, ndërsa ishte fëmijë kur familja e tij emigroi në Turqi.
Ndonëse nuk flet shqip, Nishliu “shpërthen” në lot teksa rrëfen për jetën e tij, për mallin për Kosovën.
Nishliu ka ndërruar jetë më 8 korrik të këtij viti.