E fundit: Aksident zinxhiror në Doberllukë, krijohet kolonë e gjatë

Një aksident zinxhiror mes tri automjeteve ka ndodhur në fshatin Dobërllukë, raporton Jepi zë.

Nga ky aksident, është bllokuar rruga magjistrale Vushtrri – Mitrovicë, ndërkaq kolonat kanë arritur nga fshati Dobërllukë, deri në fshatin Smrekonicë.

Aksidenti nuk duket të ketë qenë i rëndë, ndërsa shihet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia nuk ka arritur akoma në vendin e ngjarjes. /Jepizë

Lexo edhe:  Telashe mes çiftit në Gjakovë: Gruaja thotë se burri e rrahu pas konfliktit për kartelën e bankës