E frikshme në Mitrovicë: Në ditë pushimi, punëtori e rrezikon seriozisht jetën duke punuar në kran tek ndërtesa e “Afri Universal”

Punëtorët e sektorit privat, konkretisht ata të ndërtimtarisë, çdo ditë po e rrezikojnë jetën e tyre.

Një rast tejet i frikshëm ka ndodhur sot tek ndërtesa e “Afri Universal” që po ndërtohet afër objektit të Policisë në Mitrovicë, ku një person ka qëndruar mbi kran.

“Jepi zë” ka siguruar foto ku shihet se si punëtori ecën mbi sipërfaqen e kranit që parashihet vetëm për të bartur gjëra, ndërsa shihet se nuk ka qenë i lidhur me litar që të mbrohet nga rreziku i rënies.

Ndonëse sot është ditë e diel, ku do të duhej të ishte ditë pushimi, ky punëtor ka rrezikuar seriozisht jetën e tij.

Kujtojmë se raste të tilla janë të shpeshta dhe padrejtësitë që u bëhen punëtorëve të ndërtimtarisë në vendin tone janë tejet të mëdha.

Lexo edhe:  Këto vende do mbesin pa rrymë sot deri në 7 orë