E dhimshme: Vdes personi që u aksidentua sot te Kroi i Mbretit
Një aksident trafiku ka ndodhur te Kroni i Mbretit, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Personi i aksidentuar, tashmë është pa shenja jete.
Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, Zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Lidhur me njoftimin rreth aksidentit që ua kemi përcjellë më herët, nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor është pa shenja jete”, ka njoftuar Krasniqi.