E dhimbshme: Vdes në rrugë një 48-vjeçar në Ferizaj, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku një person ka ndërruar jetë papritmas teksa ndodhej në rrugë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se një ekip mjekësor kishte dalë në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmë personit në fjalë i cili ndodhej i shtrirë në tokë, por që pavarësisht intervenimit të mjekëve, ai ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Azem Shkreli’ dhe bëhet fjalë për një 48-vjeçar.

Sipas Veselit, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

Lexo edhe:  Tragjike xhaxhai gjen të mbytur në rezervuar nipin 17-vjeçar