E dhimbshme: Vdes në moshë të re frizeri i njohur

Pas një sëmundjeje të gjatë, ka ndërruar jetë Milazim Tahiraj, një qytetar i njohur i Drenasit.

Milazimi ishte një frizer i talentuar dhe kishte drejtuar një biznes personal në Drenas, pranë stacionit të autobusëve, ku për vite me radhë shërbeu me përkushtim klientët e tij, shkruan Jepi zë

Varrimi i tij u bë sot, më 30.10.2024, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Terdec.

Milazimi do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin dhe sjelljen e tij miqësore, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për familje dhe shokët./ Jepi zë

Lexo edhe:  Plagoset një person me armë zjarri në Podujevë