E dhimbshme: Vdes e reja kosovare pas një sëmundje të rëndë

Ka ndërruar jetë në moshë shumë të re, 19-vjeçare, Gentiana Fazliju, pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor, duke njoftuar të afërmit, miqtë dhe dashamirët për ceremoninë e varrimit.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet të martën, më 7 prill 2026, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Sadovinë e Jerlive. Funerali niset në ora 16:00 nga shtëpia e familjes Fazliju në Ferizaj.

Ndërkohë, e pamja për të ndjerën mbahet në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, nr. 385, në rrugën e Varoshit në Ferizaj.

Lexo edhe:  Vdes tragjikisht ish-pjesëtari i UÇK-së nga Drenica, po punonte në ndërtimtari në Ulqin