E dhimbshme: Tërmeti tragjik, rritet bilanci i viktimave

Sot, një javë nga tërmeti raportohet një rritje e numrit të viktimave pasi sipas rapotimeve të deritanishme janë mbi 34,179 viktima në të gjithë Turqinë dhe Sirinë.

Numri i të vdekurve në Turqi ka arritur në  29,605, ndërsa numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është  4,574 . Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë veriperëndimore, sipas ministrisë së shëndetësisë të autoritetit qeverisës të Qeverisë së Shpëtimit. Trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shpëtimit në disa vende. Ekipet austriake dhe ato gjermane ndërprenë operacionet e kërkim shpëtimit, për shkak të përleshjeve midis grupeve të paidentifikuara.

Presidenti i Turqisë tha se do të përdorte fuqitë emergjente për të ndëshkuar këdo që shkel ligjin.

Lexo edhe:  Përfundon takimi i Kurtit me liderët evropianë