E dhimbshme: Personi që u mbyt në Ujman është një mërgimtar 33 vjeçar
Një rast i rëndë është shënuar sot në orët e pasdites në Liqenin e Ujmanit, ku një person ka humbur jetën tragjikisht pasi është mbytur në ujë.
Sipas informacioneve të siguruara nga dëshmitarë okularë për portalin “Jepi Zë”, bëhet fjalë për një 33-vjeçar me inicialet Rr.L., i cili është parë duke kërcyer nga ura dhe më pas nuk është rishfaqur më në sipërfaqe.
Viktima, sipas të njëjtave burime, ishte mërgimtar dhe kishte ardhur në Kosovë para pak ditësh për pushime. Njësitet emergjente dhe Policia janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në orët në vijim.