E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushja 7 vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër ditën e shtunë ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë shqiptare.

Mësohet se 7-vjeçarja Leona Ruka së bashku me 4 fëmijë të tjetë shqiptarë u zunë poshtë nga një peme që u rrëzua në një park publik.

Ngjarja ndodhi në Chalkwell Park, në qytetin e Southend-on-Sea, pak para orës 15:00, ku sipas dëshmitarëve, një pjesë e madhe e pemës u shemb papritur mbi një grup fëmijësh që po luanin pranë.

Personat e pranishëm reaguan menjëherë duke u përpjekur të ngrinin pemën me duart e tyre për të shpëtuar fëmijët. Nga ky incident i rëndë mësohet se një vajzë tjetër 6-vjeçare e familjes Ruka ndodhet në gjendje kritike.

Tre fëmijët e tjerë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën, me plagë më të lehta. Për familjen e viktimës është kërkuar ndihmë dhe është krijuar një GoFundMe.

Fondet do të përdoren për shpenzimet e funeralit, mbështetje për familjen, si dhe për shpenzimet spitalore për vajzën tjetër të familjes Ruka e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Për ngjarjen foli edhe shefi i Policisë së Londrës, i cili tha se familja po përballet me dhimbje të madhe.

 

Lexo edhe:  Rrëzohet një aeroplan në Bosnje, dyshohet për të vdekur