E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re 37-vjeçari nga Peja

Një lajm i rëndë ka prekur familjen Halitaj nga Novosella e Pejës. Ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare, djali i tyre, Herolind Halitaj.

Halitaj, sipas njoftimit të familjes vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër.

Vdekja e tij e parakohshme ka sjellë pikëllim të thellë te familjarët, miqtë dhe të njohurit e tij, të cilët e kujtojnë Herolindin si një njeri të dashur, të përkushtuar dhe me shpirt të madh.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 17:00.

Ngushëllime të sinqerta familjes Halitaj dhe gjithë atyre që e njohën

Lexo edhe:  Aktakuzë ndaj djalit të Nenad Rashiqit e 7 personave tjerë për rrahjen në Llapnasellë