E dhimbshme: Mbulohet me dhe 18 vjeçari që e mbytën duke e rrahur

Në varrezat e qytetit në Podujevë i është dhënë lamtumira e fundit Lulzim Fejzullahut, 18 vjeçarit që vdiq pas plagëve të marra nga rrahja që kishte ndodhur një javë më parë.

Veç familjarëve e të afërme në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe qytetarë të shumtë të asaj ane.

18 vjeçari ka ndërruar dje pasi u rrah për vdekje nga dy të mitur në Podujevë.

Lexo edhe:  Sulmi ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, “Rusi” dënohet me 15 muaj burgim e 12 mijë euro gjobë