E dhimbshme: Ky është personi që vdiq pasi manovroi me paragllajd në Istog

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sine të Istogut, ku një person mori lëndime të rënda pasi u rrëzua teksa po manovronte me paragllajd. Viktima për pasojë ka humbur jetën dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në QKUK.

Sinjali ka mësuar se personi që vdiq tragjikisht është Sadik Ipeku, rreth 55-vjeçar.

I ndjeri nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që pësoi në kokë, përkundër ndërhyrjes së mjekëve.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datë 29.01.2025 rreth orës 10:48, ёshtё njoftuar se në fshatin Sine – Istog, një person gjerë sa ishte duke manovruar-riparuar një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore, Prokurori i shtetit dhe auto ambulanca e cila e ka transportuar të lënduarin për në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkake të gjendjes së rëndë, viktima është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ku më pas është konfirmuar se ka ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë u kthehet familjarëve për ceremoninë e varrimit”.

Lexo edhe:  Festat e fundvitit: Tregtarët rrisin çmimet pa arsye