E dhimbshme: Ky është personi që u ther për vdekje me thikë në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ndodhi sonte në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë, ku një person u ther me thikë për vdekje. I riu nuk arriti të mbijetojë dhe fatkeqësisht u dërgua në Emergjencë pa shenja jete.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se personi që humbi jetën si pasojë e sulmit me thikë është Arsim Hamiti, 41-vjeçar.

Siç mëson Sinjali vdekja e tij tashmë është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa së shpejti trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion.

Motivet e rastit janë akoma të panjohura, ndërkohë që të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Policia arreston 19 persona për lojëra të fatit e bixhoz