E dhimbshme: Ky është personi qe u gjet i vdekur skaj rrugës Gjilan-Kamenicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Gjilan-Kamenicë, ku një person u gjet pa shenja jete në një skaj të rrugës. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet nga Policia.

Posa rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, u konstatua se viktima kishte ndërruar jetë.

Sinjali mëson se personi që u gjet pa shenja jete në rrugë është Rujet Rexhepi, 72-vjeçar.

Policia ka marrë informacionet e para lidhur me rastin dhe sipas hetimeve fillestare, viktima nuk kishte ndonjë shenjë dhune.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Një person i jep fund jetës në ditën e Bajramit, ra nga lartësia e një ndërtese