E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sonte në hyrje të fshatit Llapashticë në Besianë.

Bëhet e ditur se viktima është Agim Kodraliu.

 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i tha Sinjalit se i lënduari është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të rënda.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lexo edhe:  Rreziku për një tragjedi tjetër, Serbia merr një vendim të papritur