E dhimbshme: Ky është një nga të rinjtë që humbën jetën duke punuar në Austri, Pajtim Bajrami nga Skënderaj
Sot ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e punës në Austri, Pajtim Bajrami nga fshati Klinë e Poshtme e Komunës së Skenderajt.
Lajmin e kanë dhënë familjarët e Pajtimit përmes rrjeteve sociale.
“Te allahut jemi dhe te aj do kthehemi sod morrem nje lajm shum te hidhur qe tragjikisht ne vendin e punes ne Wien te austris humbi jeten djali agjes ton Pajtim Bajrami me mall dhe dhimbje do te kujtojm gjithmon ”, thuhet në njoftim.
Siç u raportua, përveç Pajtim Bajramit në këte aksident vdiqën edhe tre kosovarë të tjerë.

