E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq në aksidentin e rëndë në Shipol të Mitrovicës

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shipol të Mitrovicës, raporton Jepi zë.

Aty janë ndeshur një veturë me një skuter, që shpërndan ushqim.

Policia ka konfirmuar për “Jepi zë” se i aksidentuari ka vdekur nga plagët e marra.

Zëdhënësi i Policisë, Ilmi Prekazi, ka thënë se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Policia ka konfirmuar se viktima është 26 vjeçar, ndërkohë “Jepi zë” mëson se i ndjeri është Qlirim Salihu.

Lexo edhe:  Pamje nga vendi i ngjarjes në Vushtrri, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë