E dhimbshme: Ky është i riu që u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Bardhosh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në familjen Gubetini në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një i ri u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Rasti ka tronditur familjen e tij, ndërsa tashmë është iniicuar hetimi.

Rasti u zbulua në orët e pasdites, ku familjarët e gjetën të ndjerin pa shenja jete në dhomën e tij.
Sinjali ka mësuar nga burimet brenda Emergjencës së i riu që vdiq është Mustafë Gubetini, rreth 29-vjeçar.
Rastin e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur si ‘Hetim’.

Lexo edhe:  Deklarata e një qytetari në protestën për çlirimtarët bëhet virale: “Katër vëllëzër jemi, s’kemi luftuar, por kurrë s’e kemi sha UÇK-në”