E dhimbshme: Ky është i riu kosovar që u gjet i vdekur sot
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot gjatë ditës në qytetin e Gjakovës, ku një person dyshohet se ka kryer vetvrasje me armë zjarri.
Burimet e ‘Indeksonline’ kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për, Kreshnik Rama.
Kreshniku, ishte djalin i një ish-rreshterit të Policisë në Gjakovë.
Vdekjen e tij për ‘IndeksOnline’ e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 12:50 jemi njoftuar nga QKUK se viktima ka ndërruar jetë”, tha Elezaj.
Ndërsa për tentim vrasjen ai tha se dyshohej se kishte qëlluar veten me armë zjarri.
“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor (dyshohet për shkakë të plagës së shkaktuar nga armë zjarri). Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht, në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës “vetvrasje në tentativë”.”