E dhimbshme: Ky është burri që u gjet pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar te Rruga C në Prishtinë

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi te Rruga C në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar. Rasti është raportuar në Polici dhe si rezultat tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Rrethanat se si ka vdekur viktima akoma nuk dihen, por që rasti u denoncua nga një punëtor, i cili ishte kontraktuar për të kryer punime në shtëpinë ku u gjet i ndjeri.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Azem Korranin, 43-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pasi është njoftuar edhe Policia, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Organizohet protestë kundër Albin Kurtit pas disa ditësh