E dhimbshme: Ky është 40-vjeçari që humbi jetën pasi u godit nga vetura në Prizren
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Randobravë të Prizrenit. Këmbësori ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, pasi u godit nga një veturë që po lëvizte në drejtim të fshatin Krushë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Blerim Sezairi, 40-vjeçar.
Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku që doli me ekipin e Emergjencës në vendin e ngjarjes, teksa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, është dërguar në mbajtje.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.