E dhimbshme: Ky është 40-vjeçari që humbi jetën pas akisdentit në Dragash, ishte duke kositur me traktor
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit, ku një burrë ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta, teksa po punonte me traktor në bjeshkë.
Sinjali mëson se sot, rreth orës 09:50, nga QMF-ja në Bresanë është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, pasi Durrsim Ademi, rreth 40-vjeçar, ishte sjellë në këtë qendër në gjendje të rëndë shëndetësore nga vëllai i tij, D.A.
Pasi i është dhënë ndihma e parë, viktima është dërguar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por nga atje është konfirmuar se nuk ka arritur të mbijetojë.
Sipas deklaratës së vëllait, viktima kishte qenë duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit dhe ai nuk ka dijeni se si ka ndodhur ngjarja, pasi i ndjeri ishte vetëm në momentin kritik.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë për të siguruar terrenin dhe për të nisur hetimet, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”.
Hetimet janë në zhvillim dhe priten raporte shtesë për të sqaruar rrethanat e vdekjes.