E dhimbshme: Kjo është këmbësorja 18 veçare që u aksidentua për vdekje afër ‘Central Parkut’ në Fushë Kosovë

Para gjysmë ore një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se një këmbësore ka vdekur, pasi një veturë në lëvizje e ka goditur atë.

Sinjali mëson se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.

Gjithashtu, mësohet se shoferja është arrestuar dhe është lënduar rëndë.

Lexo edhe:  Një femër ia vjedh paratë një personi që ra e vdiq në rrugë