E dhimbshme: Kjo është 30 vjeçarja që vdiq papritmasnm në Skënderaj

Më herë u raportua për një rast të trishtë në një familje në fshatin Kostërc të Skenderajt. F. Hysenaj e moshës 30-vjeçare, u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm.

E ndjera u gjet pa shenja jete sot rreth orës 06:00, teksa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi e reja ndodhej pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e familjarëve, të cilët kanë bërë me dije se e ndjera mbrëmë kishte rënë në gjumë, ndërsa sot kur ka tentuar nëna e saj ta zgjojë, e ka vërejtur se ajo nuk po lëviz dhe ka thirru për ndihmë për shkak se ka dyshuar që ajo ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Lexo edhe:  Menaxhmenti i Trepçës: Minatorët nuk kanë arsye për grevë