E dhimbshme: Humb jetën në QKUK 23-vjeçari që u aksidentua para rreth 3 javësh në Viti

Pas rreth 3 javësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shoferi që u lëndua në aksidentin e rëndë në fshatin Goshicë të Vitisë, ka ndërruar jetë. I riu nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të hënën pasdite.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Qlirim Lutfiun, 23-vjeçar, i cili po merrte trajtim në QKUK që nga 22 korriku, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në aksidentin në të cilin u përfshi.

Sinjali mëson se për vdekjen e tij është njoftuar edhe Policia, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të tërhiqet nga për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, mëngjesin e së shtunës, ku për pasojë dy persona kishin pësuar lëndime trupore, të dy shoferët e veturave.

Për vdekjen e Lutfiut, tashmë ka njoftuar edhe familja, ndërsa ende s’janë bërë të ditura detajet e ceremonisë së varrimit.

Lexo edhe:  Zbulohet emri i 47-vjeçarit që e rrahu një person në restorantin ‘Urban’ në Drenas