E dhimbshme: Gruaja tenton t’i japë fund jetës së saj, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se një grua ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 27-vjeçarja është dërguar me autoambulancë për ndihmë mjekësore, pasi dyshohej se kishte konsumuar mbidozë të ilaçeve për qetësim.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ajo tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali mëson se sipas informacioneve të para, dyshohet se motivi që shtyu gruan të bëjë këtë veprim është për shkak se si pasojë e gjendjes së saj shëndetësore, ajo nuk ka qenë në gjendje që të kujdeset për fëmijët e saj.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Lexo edhe:  Momenti tragjik kur fluturon Mercedesi dhe godet për vdekje biçiklistin nga Podujeva