E dhimbshme: Gjendet i vdekur në lumin Drini i Bardhë 26-vjeçari prizrenas i zhdukur nga dhjetori

I riu Arban Hisari nga Prizreni që po kërkohej nga dhjetori, është gjetur i vdekur në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të urës së fshatit Rugovë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e ka bërë të ditur rastin për Sinjalin dhe kanë njoftuar se është konfirmuar se bëhet fjalë për 26-vjeçarin i cili ishte raportuar i zhdukur më 24 dhjetor.

“Me date 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugove. Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kane dal në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë.

Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur. Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.“

Lexo edhe:  Vidhet dyqani i telefonave në Prishtinë, pamje nga momenti i krimit