E dhimbshme: Aksident i rëndë në Gjermani, vdes një 6- vjeçare nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethinën e Konstancës, në Gjermani, ku humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku një 6-vjeçare me prejardhje nga Kosova, Sihana Gashi.

Sipas familjarëve të saj, Sihanës do t’i jepet lamtumira e fundit nesër në orën 14:00, te varrezat në Sarnen të Gjermanisë, raporton Sinjali.

Në aksident kanë pësuar lëndime të rënda edhe prindërit e vajzës, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare.

Lexo edhe:  Disa nga personazhet që thuhet se do të jenë pjesë e “BBV4”