E dhimbshme: 43-vjeçari nga Prizreni dërgohet pa shenja jete në spital, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së premtes në lagjen ‘Nënkala’ në Prizren, ku një 43-vjeçar humbi jetën. I ndjeri u dërgua me urgjencë nga shtëpia në spital, por fatkeqësisht ishte pa shenja jete.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Rikard Oroshin, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e Spitalit.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore.

Rasti është denoncuar edhe në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Për vdekjen e 43-vjeçarit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘Hetim i vdekjes’.

 

Lexo edhe:  Në mungesë të parave, ia mbajti peng telefonin – Policia bastis banesën e dillerit të drogës në Mitrovicë