E dhimbshme: 26-vjeçari që i dha fund jetës duke kërcyer nga banesa la pas gruan dhe një fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka vendosur t’i japë fund jetës së saj duke kërcyer nga kati i shtatë i ndërtesës ku banonte. Ky rast ka tronditur familjen Miftari, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Gentritit, raporton Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Gentrit Miftari ishte 26-vjeçar dhe la pas vetes bashkëshorten dhe një fëmijë.

Ky rast tragjik ndodhi pas orës 21:00 dhe motivet janë akoma të panjohura, teksa hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tashmë kanë nisur.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas denoncimit të rastit, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Trupi i tij i pajetë është tërhequr mbrëmë për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse.

Lajmi për Sinjalin se ka konfirmuar mbrëmë edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 21:16 minuta në rrugën ‘Mbreti Pirro’ në Pejë janë njoftuar për një person të shtrirë, e mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi, i cili dyshohet se ka rënë nga katet e banesës është pa shenja jete, trupi i të cilit ende ndodhet në vendngjarje në pritje të mjekësisë ligjore”, tha Gashi

Lexo edhe:  Finalisti i parë në BBVA do të vendoset në mes të dy garuesve më të fortë