E dhimbshme: 20-vjeçari vdes nga goditja e rrufesë në Maqedoninë e Veriut

Një 20-vjeçar nga fshati i Koxhalisë në Radovish të Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën mbrëmë pasi është goditur nga rrufeja.

Një mjek nga urgjenca mjekësore nga Radovishi ka konstatuar vdekjen, ndërsa personi tjetër është transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.

“Rreth orës 20:00 në Stacionin e Policisë në Radovish është raportuar se në ora 19:30 në një livadh në vendin e quajtur “Vodovod” në Radovish, nga goditja e rrufesë ka ndërruar jetë R.M. (20), ndërsa ka mbetur i plagosur Z.M. (23), të dy nga Koxhaleva”, thuhet në njoftim, shkruan Klan Macedonia.

Lexo edhe:  Sllovenia identifikon një rast të kimikatit kancerogjen në Vipa Çips, mbi 50 për qind e tyre u konsumuan edhe në tregun e Kosovës