E dhimbshme: 12-vjeçari që vdiq dje në Malishevë ishte rrëzuar në shtëpinë e tij

Një 12-vjeçar nga Malisheva është ndarë nga jeta dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Sinjali.

Për vdekjen e tij, Policia ka dhënë detaje, ku thuhet se i mituri nuk kishte arritur t’i përballonte lëndimet që kishte marrë pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij.

“Malishevë  16.09.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte  rrëzuar në shtëpinë e tij sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet në raport.

Ndërkaq, për vdekjen e 12-vjeçarit ka reaguar edhe Drejtoria e Arsimit në Komunën e Malishevës.

“Ne kishim nevojë për buzëqeshjen e tij në shkollë, shokët dhe shoqet e klasës së tij  dhe bashkëmoshatarët e tij  kishin ende nevojë për lojën e tij dhe ngrohtësinë e tij që ai çdo ditë dhuronte për shoqërinë e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit dërguar familjes nga drejtoresha e Arsimit dhe Edukimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi.

Bleart Krasniqi vijonte mësimet në klasën e tetë, në shkollën “Hilmi Hoti” në Carrallukë.

Lexo edhe:  Publikohet dokumenti i policisë turke: Valdrin Sahiti u arrestua në Stamboll