E akuzoi për ngacmim seksual, Blero bën deklaratën e papritur për Linda Halimin
Një nga ngjarjet më të përfolura në showbiz ishte akuza e Lindita Halimit se Blero kishte tentuar ta ngacmonte atë, duke e ftuar në një dhome hoteli.
I ftuar në programin e Ermal Peçit ‘E diela jonë’, këngëtari tregoi të vërtetën e tij dhe faktin se sa e vuante në izolim se si familjarët do kishin jetuar deklaratën e Halimit.
Ndër të tjera Blero deklaroi se e ka falur Lindën, por nuk ka për t’ja harruar kurrë.
“Kur një njeri e ka mizën pas veshit fillon e argumenton dhe bërtet, kjo gjë nuk ndodhi me mua. Secili ka edukatën e vet deri ku do me shku , unë s’do kisha guxuar me shpik një gjë të tillë siç bëri Lindita. Brenda mendova që kjo po e bën për lojë, për tu ngritur, por kur dola jashtë pashë që jo vetëm që nuk është ngritur por është ulur. Ajo e ka bërë për vemendje por kjo është një vemendje e keqe. Jam njeri që fal por nuk harroj kurrë”, deklaroi Blero.