Dyshohet se një grua në Dragash ka vdekur shkaku i dhunës së vazhdueshme
Një ngjarje e tmerrshme dhe mjaft e dhimbshme ka ndodhur sot në fshatin Kuk të Dragashit, ku ka vdekur një grua e cila që një kohë ishte viktimë e dhunës në familje.
Gruaja 67-vjeçare ndërroi jete mëngjesin e sotëm dhe vdekja e saj u konstatua nga mjeku kujdestar.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dyshimet mbi vdekjen e saj u ngritën për shkak të rasteve të dhunës që ishin raportuar më parë, gjë që alarmoi Policinë, me ç’rast të ndjerës i është bërë një kontroll.
Sipas informacioneve të para, në trupin e gruas ka pasur shenja të dhunës, gjë që ka ngritur dyshime se e njëjta mund të ketë vdekur si pasojë e dhunës së vazhdueshme në familje.
Ajo që dihet tani pritet të konfirmohet nga ekzaminimet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku është dërguar trupi i pajetë i viktimës.
Të njëjtat burime thonë se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe së shpejti pritet të zbulohen detaje për këtë rast mjaft të trishtë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasri është iniciuar si vdekje e dyshimtë dhe pas nisjes së hetimeve do të zbardhen.