Dyshohet se një 43-vjeçare kreu vetëv’rasje në Prishtinë

Një grua 43 vjeçe është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për IndeksOnline ka konfirmuar rastin.

Ai ka thënë se duke u bazuar në informatat e para, dyshohet se e ndjera ka kryer vetëvrasje.

”Rreth orës 11:30, kemi pranuar informatën se, brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, një person dyshohet të jetë pa shenja jete.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.” ka thënë ai.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Drenoc të Klinës, 5 persona të lënduar