Dyshohet se kryen vjedhje në dy shkolla në Rahovec, arrestohen dy të dyshuarit
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri.
Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.
Kështu ka ndodhur së fundi në Rahovec, pasi dy persona – njëri nga ta i mitur – dyshohet të jenë përfshirë në dy raste të vjedhjeve.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dy të rinjtë janë identifikuar nga Policia dhe të njëjtit janë arrestuar mëngjesin e djeshëm.
Sinjali mëson se ata dyshohet se kanë kryer vjedhje të rëndë në dy objekte arsimore në komunë të Rahovecit.
Pas arrestimit, të dyshuarit shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të rinjve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’ dhe ‘Vjedhje e rëndë’.