Dyshohet se janë gjetur eshtra të një njeriu brenda një veture të djegur në Podujevë

Dyshohet se eshtrat e një njeriu janë gjetur brenda një veturë të djegur në Podujevë.

Një veturë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës, e në të dyshohet se ka qenë edhe një person.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se brenda ka eshtra të një njeriu.

“Po. Dyshohet se në veturë ka eshtra njeriu. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Tentuan të vjedhin një shtëpi në Prishtinë, hajnat gjuajnë me armë pasi hetohen nga pronari