Dyshohet për të shtëna me armë pas një aksidenti te rruga ‘B’, pamje nga arrestimi

Një incident mes disa personave ka ndodhur para pak minutash te rruga ‘B’, ku dyshohet se pati edhe gjuajtje me armë.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit ngjarja ndodhi pas një aksidenti të trafikut që u shkaktua në atë pjesë.

Në pamjet e dërguara në redaksi, shihet se Policia tashmë ka arrestuar një person, teksa ende nuk dihen detaje të reja.

02 Press ka kontaktuar Policinë por akoma s’ka marrë një përgjigje.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes mërgimtari 22-vjeçar në një aksident në Francë