Dyshohet për një të plagosur në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

Dyshohet se orëve të vona të mbrëmjes, në kryeqytet ka ndodhur një plagosje.

Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, dyshohet se plagosja ka ndodhur në nënkalim, te rrethi i madh në lagjen Dardania, në Prishtinë.

Nga pamjet mund të vërehet edhe bllokadë në qarkullim.

Reporteri.net ka provuar të marrë informata shtesë nga Policia e Kosovës mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në publikimin e lajmit.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes punëtorja 35 vjeçare në njëren prej furrave më të njohura në Mitrovicë “Te Moni”