Dyshimet se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Erjola Doçi u eliminua ditën e djeshme (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania 3.

Moderatorja pas aludimeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon dhe pas daljes së saj nga shtëpia, dha një deklaratë për lidhjen e tij me Heidin.

E pyetur në “Fan Club” se a beson te marrëdhënia e tyre, ajo tha se nuk ka dashuri të sinqertë por vetëm kimi.

“Mes Heidit dhe Romeos kam parë kimi dhe vetëm kaq. Ua kam thënë edhe në sy nuk është diçka e re. Dashurinë e vërtetë nuk e kam ndjerë në muret e asaj shtëpie nga çifti i fundit që mbeti në BBV”, u shpreh ajo.

E njëjta u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës, pas Roza Latit.

Në finale tashmë një vend e ka siguruar Romeo, ndërsa një televotim është hapur për finalistin e dytë, mes Julit dhe Meritonit.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët e fundit të këtij edicioni.

 

Lexo edhe:  Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t’u futur në Big Brother VIP Kosova