Dy vajza raportohen të zhdukura gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë
Një burrë ka njoftuar policinë, se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rasti ka ndodhur të premten në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Jeshkovë, Prizren 06.12.2024 – 14:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të policisë.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Klinë, ku nëna ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Klinafc, Klinë 06.12.2024 – 02:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.